Sot (02.02.2026) nëpunës policorë nga Seksuioni për Parandalim dhe Stacioni Policor për Siguri në Qarkullimin Rrugor pranë SPB Veles, në disa lokacione në Veles, kryen aktivitete parandaluese që synojnë ngritjen e nivelit të kulturës në trafik. Theks i veçantë u vu në nevojën për ndërgjegjësim tek shoferët që të mos drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit, duke pasur parasysh se alkooli i zvogëlon seriozisht aftësitë psikomotorike dhe paraqet një kërcënim serioz për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik. U theksua edhe detyrimi për mirëmbajtje të rregullt dhe shërbim teknik të automjeteve, si një parakusht kyç për pjesëmarrje të sigurt në trafik. Gjithashtu, shoferëve iu shpërndanë materiale edukative të shtypura, të zhvilluara në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunkacionin Rrugor dhe Fakultetin e Sigurisë - Shkup.
Nëpunës policorë nga SP SKRR Koçan në Koçan kryen një aktivitet parandalues me moton "Përdorni pajisje dimërore". Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe shpërndarjes së fletushkave edukative, ata u theksuan qytetarëve nevojën për të respektuar rregullat dhe rregulloret e trafikut me qëllim rritjen e sigurisë në trafik, veçanërisht në fushën e përdorimit të pajisjeve dimërore, një detyrim që vlen në periudhën nga 15 nëntori 2025 deri më 15 mars 2026.