Sot (12.03.2026), nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Veles, në SHFK “Goce Dellçev” në Kavadar realizuan ligjërata edukative me temat: “Dhuna në shkolla”, “Ngacmimi kibernetik”, “Kujdesi gjatë përdorimit të rrjeteve sociale” dhe “Sfidat në TikTok”. Nxënësit u njohën me pasojat që mund të ndodhin, si dhe me mënyrat dhe metodat për parandalimin në kohë dhe përballimin e këtij lloji të sjelljes devijante mes të rinjve. Gjithashtu, nxënësve iu theksua nevoja për kujdes më të madh gjatë përdorimit të rrjeteve sociale, përkatësisht të mos pranojnë çfarëdo sfidash të publikuara që mund t’u shkaktojnë dëm.
Po ashtu, sot në Veles, Vinicë, Berovë, Koçan, Dellçevë dhe Pehçevë u realizuan aktivitete parandaluese me temë “Ka ndihmë për një jetë pa dhunë” dhe “Mos u bëj dëshmitar i heshtur”, me qëllim që të veprohet në mënyrë parandaluese shfaqja e çdo lloji të dhunës gjinore dhe për inkurajimin e viktimave që rastet t’i paraqesin me kohë në polici, duke i informuar edhe për masat e mbrojtjes në rast të ekzistimit të ndonjë prej formave të dhunës familjare.
Në Vinicë u realizua një aktivitet parandalues për mbrojtje nga vjedhjet, ndërsa në Koçan një aktivitet nën moton “Vozitni me përgjegjësi – vini rripin e sigurisë”. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, qytetarëve iu theksua detyrimi për përdorimin e detyrueshëm të rripit të sigurisë në automjete, por edhe për respektimin konsekuent të të gjitha rregullave dhe dispozitave të komunikacionit. Përdorimi i rripit të sigurisë është detyrim ligjor, si për drejtuesit ashtu edhe për bashkudhëtarët në automjete, me qëllim rritjen e sigurisë së tyre personale dhe kontribuon ndjeshëm në zvogëlimin e pasojave në rast të ndonjë aksidenti të mundshëm në komunikacion. Drejtuesve të automjeteve u janë shpërndarë edhe fletushka edukative.