Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për siguri rrugore, mbrojtje nga varësitë dhe parandalim të dhunës familjare

Aktivitete parandaluese për siguri rrugore, mbrojtje nga varësitë dhe parandalim të dhunës familjare
Sot (11.03.2026) në Manastir, në Negotinë, në Ohër, në Kumanovë, në Shkup dhe në Probishtip, nëpunës policorë realizuan aktivitete parandaluese në temat "Ka ndihmë për jetë pa dhunë" dhe "Mos u bëj dëshmitar i heshtur". Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, qytetarët u informuan për mënyrat e parandalimit të shfaqjes së dhunës familjare, masat mbrojtëse gjatë ekzistimit të disa formave të dhunës familjare, por edhe për atë që mund të bëjnë nëse ndodhen në situatë kur janë dëshmitarë të ndonjë lloji të caktuar të dhunës. U shpërndanë edhe materiale të shtypura edukative.
Gjithashtu, në Shkup, në Sveti Nikolë, në Koçan dhe në Shtip, u realizuan aktivitete parandaluese në fushën e trafikut, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin konsekuent të të gjitha rregullave dhe rregulloreve të trafikut, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.
Nëpunës policorë nga Seksioni i Parandalimit pranë SPB Veles dhe NJPB Negotinë morën pjesë në një tribunë në Shkollën e Mesme Komunale "Shën Kirili dhe Metodi" në Negotinë, ku i informuan nxënësit për efektet e dëmshme mbi shëndetin nga përdorimi i narkotikëve, alkoolit dhe cigareve. Nëpunësit policorë nga Stacioni Policor Kisella Vodë pranë SPB Shkup vizituan kopshtin "Vinozhito" në fsh. Sopishtë, ku fëmijët u njohën me rregullat themelore të trafikut, të përshtatura me moshën e tyre.

Accessibility Menu