Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për siguri në komunikacion dhe parandalimin e dhunës familjare

Aktivitete parandaluese për siguri në komunikacion dhe parandalimin e dhunës  familjare
Sot (10.03.2026) në Veles, nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim dhe Seksioni për Krim të Përgjithshëm pranë SPB Veles, realizuan aktivitete parandaluese me temë “Ka ndihmë për jetë pa dhunë” dhe “Mos u bëj dëshmitar i heshtur”. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, qytetarët u informuan për mënyrat se si mund të parandalohet shfaqja e dhunës familjare, për masat e mbrojtjes në rast të ekzistimit të ndonjërës nga format e dhunës familjare, por edhe për atë se çfarë mund të bëjnë nëse ndodhen në situatë kur janë dëshmitarë të ndonjë forme të dhunës.
Aktivitete në po këtë temë realizuan edhe nëpunës policorë nga NJPB Kavadar në Kavadar, Seksioni për Parandalim pranë SPB Tetovë në Gostivar dhe Zherovjan, NJPB Dellçevë në Dellçevë, si dhe NJPB Makedonski Brod në SHF “Mustafa Kemal Ataturk” në Makedonski Brod.
Në Manastir, Probishtip dhe Shtip, nëpunës policorë nga SPB Manastir dhe SPB Shtip realizuan aktivitete parandaluese me qëllim përmirësimin e sigurisë në komunikacion, para së gjithash lidhur me nevojën për kontrolle të rregullta teknike të automjeteve si dhe përdorimin e rripit të sigurisë. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, qytetarëve u është theksuar detyrimi për përdorimin e detyrueshëm të rripit të sigurisë në automjete, si dhe për respektimin e përpiktë të të gjitha rregullave dhe rregulloreve të komunikacionit.
Me këtë rast, edhe një herë u është bërë me dije se përdorimi i rripit të sigurisë është detyrim ligjor, si për drejtuesit e automjeteve ashtu edhe për udhëtarët në automjete, me qëllim rritjen e sigurisë së tyre personale

Accessibility Menu