Sot (28.07.2026), në disa lokacione në qendrën e qytetit të Tetovës, nëpunësit policorë të Sektorit për Parandalim pranë SPB Tetovë zhvilluan një aktivitet parandalues me moton: “Mendo për të tjerët kur parkon automjetin tënd.” Gjatë aktivitetit, drejtuesit e automjeteve u informuan se parkimi i parregullt është shkak i një numri të madh aksidentesh rrugore, ku shpesh pësojnë fëmijët, këmbësorët dhe çiklistët. Gjithashtu, atyre iu shpërndanë fletushka me materiale edukative.
Më 27.07.2026, në vendin e quajtur -Suvi Laki, në rrugën Berovë–Strumicë, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare Pehçevë realizuan një aktivitet parandalues për sigurinë në komunikacion me temën “Ngisni të pushuar.” Përmes bisedave të drejtpërdrejta, drejtuesit e automjeteve u këshilluan që para udhëtimeve të gjata të jenë të pushuar, gjatë udhëtimit të bëjnë pushim çdo dy deri në tre orë dhe të respektojnë rregullat dhe rregulloret rrugore.
Aktivitete parandaluese për sigurinë në komunikacion u zhvilluan edhe në Koçan dhe Shtip. Në Koçan aktiviteti u mbajt me temat “Nëse pi, mos vozit” dhe “Nëse vozit, mos pi.” Gjatë aktivitetit u theksua se çdo drejtues mjeti që drejton automjetin nën ndikimin e alkoolit mbi kufirin e lejuar do të sanksionohet.
Në Shtip, aktivitetet u zhvilluan me motot “Parko me ndërgjegje, parko me përgjegjësi” dhe “Me përgjegjësi në vendkalimin për këmbësorë.” Drejtuesve të automjeteve iu shpërndanë fletushka me këshilla të dobishme për respektimin e rregullave dhe rregulloreve ligjore në komunikacion.
Po ashtu, sot në Berovë u realizua aktiviteti “Patrulla fqinjësore-qytetare”, në bashkëpunim me përfaqësues të Këshillit të Komunës së Shtipit dhe Qendrës për Punë Sociale në Shtip. Gjatë aktivitetit u vizituan vende ku ka prani më të madhe të të miturve, si parqe, kënde lojërash dhe hapësira të ngjashme. Të miturve iu tërhoq vëmendja për rëndësinë e sjelljes së ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme, respektimin e rendit dhe qetësisë publike, ndërsa vëmendje e veçantë iu kushtua parandalimit të dhunës mes bashkëmoshatarëve, vandalizmit dhe pasojave të përdorimit të alkoolit dhe substancave psikotrope.
Edhe në territorin e SPB Veles u zhvilluan aktivitete parandaluese. Në Veles u realizua aktiviteti me temën “Ngisni në mënyrë të sigurt me trotinet elektrik dhe biçikletë”, me qëllim përkujdesjen e pjesëmarrësve në komunikacion për pjesëmarrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme në trafik, si dhe rritjen e sigurisë personale të drejtuesve të biçikletave dhe trotinetëve elektrikë.
Në Negotinë, ndërkaq, u realizua një aktivitet për mbrojtjen nga deliktet pronësore Qytetarët u informuan për nevojën e kujdesit më të madh dhe mënyrat se si mund të mbrohen nga lloje të ndryshme vjedhjesh, me qëllim rritjen e sigurisë personale dhe të pronës. Aktiviteti ishte veçanërisht i orientuar ndaj personave të moshuar, të cilët shpesh janë objektiv i veprave të tilla. Edhe gjatë këtyre aktiviteteve u shpërndanë materiale edukative.
Në territorin e SPB Shkup, përkatësisht në zonën e një Njësie Policore, u zhvilluan aktivitete parandaluese për mbrojtjen nga veprat kundër pasurisë me temën “Mos lini sende me vlerë në automjetin tuaj”, si dhe aktivitete për sigurinë në komunikacion me tema të ndryshme.
Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve ishte mbrojtja e qytetarëve nga vjedhjet në automjete, rritja e kulturës së sigurisë, forcimi i besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve, si dhe respektimi i rregullave të komunikacionit, me theks të veçantë në përdorimin e helmetës mbrojtëse gjatë ngasjes së biçikletave dhe trotinetëve elektrikë