Sot (05.05.) nëpunës policorë nga NJPB Probishtip zhvilluan një aktivitet parandalues me popullatën lokale në rajonin e NJPB Probishtip, nën moton "Prerja e paligjshme e pyjeve është krim", me qëllim informimin e qytetarëve për nevojën e vetëdijësimit dhe kujdesit maksimal për fondin pyjor.
Gjithashtu u realizua një aktivitet tematik parandalues nën moton "Flakët janë të pandalshme", gjatë të cilit qytetarëve dhe shoferëve u është bërë me dije të mos hedhin mbetje cigaresh, sende qelqi ose mbetje të tjera të ndezshme, sepse përveç ndotjes së natyrës, ato shkaktojnë edhe zjarre, të cilat kanë pasoja afatgjata për fondin pyjor. Gjatë aktivitetit parandalues, qytetarëve iu shpërndanë fletëpalosje me përmbajtje edukative, të përgatitura në bashkëpunim me NP "Pyjet Nacionale".
Përveç kësaj, sot, nëpunësit policorë për siguri në komunikacionin rrugor dhe për parandalim mbajtën ligjëratë për nxënësit e klasës së pestë të shkollës fillore komunale "Nikolla Karev" në Koçan, me temë "Të sigurtë në komunikacion". Përveç ligjëratës edukative, nxënësit patën mundësinë të mësojnë praktikisht rreth punës së nëpunësve policorë në pjesën e komunikacionit,