Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktiviteti parandalues i SPB Kumanovë

Aktiviteti parandalues i SPB Kumanovë

Dje (03.05.) Seksioni për parandalim pranë SPB Kumanovë, në bashkëpunim me ndërmarrjen publike "Pyjet Nacionale", kreu aktivitete parandaluese në fushën e mbrojtjes nga zjarret pyjore në rajonin e Kozjakut. U vizituan vendbanimet Nagoriçan i Vjetër, Dragomancë, Allgunja, Çelopek, si dhe vendet turistike për piknik të Kokinos, Stërnovaçka Banja dhe Qendra Memoriale ASNOM, ku në komunikim të drejtpërdrejtë me popullatën lokale dhe vizitorët, nëpunësit policorë theksuan rëndësinë e sjelljes së përgjegjshme dhe të kujdesshme si ndaj fondit pyjor ashtu edhe ndaj rreziqeve të mundshme të zjarrvënies së qëllimshme dhe shkaktimit të zjarreve në pyje.

Gjithashtu, në zonën e Pikës kufitare Pelincë, shoferëve dhe pasagjerëve iu bë apel të sillen me përgjegjësi, t'i përmbahen rregullave dhe dispozitave të komunikacionit, dhe veçanërisht të jenë të kujdesshëm, përkatësisht të mos hedhin në rrugë sende të ndryshme të ndezshme, shkrepsa, mbetje cigaresh etj. Si pjesë e aktiviteteve, qytetarëve iu shpërndanë edhe fletëpalosje edukative me përmbajtje informuese në fushën e parandalimit të zjarreve, të përgatitura në bashkëpunim me NP "Pyjet Nacionale".

Accessibility Menu