Seksioni i parandalimit pranë SPB Kumanovë sot (02.05.) në Kumanovë mbajti një tribunë edukative me nxënës nga tetë shkolla fillore dhe 12 shkolla të mesme, gjysmëmaturantë dhe maturantë, nga zona e Kumanovës, me rastin e festave të ardhshme të gjysmëmaturës dhe të maturës.
Në atë rast, nëpunësit policorë u prezantuan nxënësve jo vetëm pasojat ligjore, por edhe pasojat e tjera të dëmshme të shkeljeve të Ligjit për rendin dhe qetësinë publike, Ligjit për sigurinë e komunikacionit rrugor, si dhe pasojat e sjelljeve të ndryshme socio-devijuese (konsumi i alkoolit dhe ngjashëm), mbi të gjitha në interes të sigurisë së tyre dhe kremtimit të qetë të mbrëmjeve të maturës.