Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivite parandalues i SP Berovë dhe SP MK Pehçevë për mbrojtje nga zjarret pyjore

Aktivite parandalues i SP Berovë dhe SP MK Pehçevë për mbrojtje nga zjarret pyjore

Sot (01.05.) nëpunës policorë nga Stacioni Policor i Berovës dhe Stacioni Policor për mbikqyrje kufitare Pehçevë, në bashkëpunim me përfaqësues nga NP "Pyjet Nacionale" dhe NJTZ Berovë, në zonën e vendeve turistike dhe rekreative "Eprev doll", "Abllanica" dhe "Liqeni i Berovës", realizuan një aktivitet parandalues me temë: "Mbrojtja e pyjeve nga zjarret".

Në bisedat e drejtpërdrejta me vizitorët e këtyre zonave të piknikut, nëpunësit policorë theksuan rëndësinë e ruajtjes së fondit pyjor, të sjelljes së kujdesshme dhe të përgjegjshme, veçanërisht në aspektin e mbrojtjes nga zjarret në pyje. Në kuadër të aktivitetit, përveç paralajmërimeve dhe apeleve, dhe në kontekstin e "Piknikëve tradicionalë të 1 Majit", vizitorëve iu dhanë edhe materiale educative, të përgatitura në bashkëpunim me NP "Pyjet Nacionale", me përmbajtje të dobishme informative mbi parandalimin e zjarreve në pyje. 

Accessibility Menu