Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Kumanovë dhe QRÇK Veri për komunikacion më të sigurt dhe për mbrojtjen nga zjarret dhe prerjet e paligjshme të pyjeve

Aktivitete parandaluese të SPB Kumanovë dhe QRÇK Veri për komunikacion më të sigurt dhe për mbrojtjen nga zjarret dhe prerjet e paligjshme të pyjeve

Gjatë ditës së djeshme (01.05.), nëpunësit policorë të SPB Kumanovë së bashku me nëpunësit policorë të QRÇK Veri realizuan aktivitete parandaluese në fushën e sigurisë në trafik, si dhe në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe prerjes së paligjshme të pyjeve.
Në atë rast, qytetarëve që realizonin hyrjet në pikën e kalimit kufitar Bellanovc, si dhe popullatës vendore nga vendbanimet përreth, nëpunësit policorë ua bënë të ditur rëndësinë e respektimit të rregullave dhe dispozitave të komunikacionit, duke treguar për pasojat dhe për dëmet e mosrespektimit të rregulloreve.
Njëherësh, në kuadër të parandalimit të zjarreve, qytetarëve u vunë në dukje një sërë masash parandaluese si pjesë e sjelljes së përgjegjshme dhe të ndërgjegjshme, me të vetmin qëllim mbrojtjen e natyrës, të mirave materiale dhe të njerëzve nga zjarret. U theksua, gjithashtu, dëmi nga prerja e paligjshme e pyjeve, si në aspektin e shkatërrimit të fondit pyjor, ashtu edhe në aspektin e mundësisë së shkaktimit të zjarreve. Nëpunësit policorë shpërndanë gjithashtu fletëpalosje edukative me përmbajtje informuese, të përpiluara në bashkëpunim me KRSKRR-në dhe Ndërmarrjen Publike "Pyjet Nacionale".

Accessibility Menu