Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Shtip dhe SPB Strumicë për parandalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike dhe mbrojtjen nga vjedhjet dhe mashtrimet

Aktivitete parandaluese të SPB Shtip dhe SPB Strumicë për parandalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike dhe mbrojtjen nga vjedhjet dhe mashtrimet
Sot (13.12.2025), në disa lokacione në zonën qendrore të qytetit dhe në tregun e qytetit në Dellçevë, nëpunësit policorë të NJPB Dellçevë pranë SPB Shtip realizuan aktivitete parandaluese-edukative me qytetarët në kuadër të fushatave “Ndërtojmë miqësi – krijojmë siguri” dhe “Mos përdor mjete piroteknike”. Gjatë takimeve të realizuara, theks i veçantë iu kushtua qytetarëve të moshës më të vetër, të cilëve iu dhanë këshilla për mbrojtje nga vjedhjet, vjedhjet e xhepave dhe mashtrimet, ndërsa popullata më e re dhe vozitësit – pjesëmarrës në komunikacion – u informuan për sanksionet ligjore për shitjen dhe përdorimin e paligjshëm të mjeteve piroteknike, me qëllim ngritjen e vetëdijes për rreziqet nga përdorimi i tyre. Njëkohësisht, u shpërndanë edhe fletushka me përmbajtje edukative.
Gjithashtu, dje (12.12.2025), nëpunësit policorë të SPB Strumicë – NJPB Radovish mbajtën një ligjëratë edukative për parandalimin e përdorimit dhe shitjes së mjeteve piroteknike para nxënësve të klasave të shtata dhe të nënta në SHFK “Kërste Petkov Misirkov” në Radovish. Qëllimi i ligjëratës ishte që nxënësit të njihen me rreziqet dhe pasojat e përdorimit të mjeteve piroteknike, si dhe me rregullativën ligjore me të cilën sanksionohet furnizimi, shitja dhe përdorimi i paautorizuar i tyre.

Accessibility Menu