Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Veles, SPB Shtip dhe QRÇK Lindje për trafik të sigurt dhe parandalim të përdorimit të mjeteve piroteknike

Aktivitete parandaluese të SPB Veles, SPB Shtip dhe QRÇK Lindje për trafik të sigurt dhe parandalim të përdorimit të mjeteve piroteknike
Sot (15.12.2025) nga Seksioni për Parandalim në SPB Veles dhe nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor - Veles dhe Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor - Koçan, në territorin e Velesit dhe Koçanit, u realizuan aktivitete parandaluese në fushën e sigurisë në trafik, për përdorimin e pajisjeve dimërore dhe mosdrejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit. Nëpunësit policorë, në komunikim të drejtpërdrejtë, ua bënë të ditur shoferëve nevojën për të respektuar rregullat dhe rregulloret e trafikut, për hir të sigurisë personale, por edhe të sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Përveç kësaj, u theksua se në periudhën e dimrit, kushtet e rrugës kërkojnë kujdes maksimal dhe për këtë arsye përdorimi i pajisjeve dimërore është veçanërisht i rëndësishëm. Njëherësh, shoferëve iu shpërnda material edukativ i shtypur, i përgatitur nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor.
 
Nëpunësit policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Lindje dhe SPB Shtip, në bashkëpunim me një mjek nga IPSH "Goce Delçev" - Dellçevë dhe vullnetarë nga Kryqi i Kuq, në SHM "Metodija Mitevski-Brico", SHM "Vanço Përqe" në Dellçevë, SHM "Rade Kratovce" në Koçan dhe SHM "Kiril dhe Metodi" në Sveti Nikollë, mbajtën ligjërata me temë: "Mos përdorni mjete piroteknike", me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e nxënësve që të mos përdorin këto mjete që mund të shkaktojnë pasoja të dëmshme për shëndetin e njerëzve dhe të shkaktojnë dëme materiale. Nxënësit u njoftuan edhe me sanksionet ligjore për shitjen dhe përdorimin e paligjshëm të piroteknikës.

Accessibility Menu