Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Shkup dhe SPB Shtip për komunikacion të sigurt dhe parandalim të përdorimit të mjeteve piroteknike

Aktivitete parandaluese të SPB Shkup dhe SPB Shtip për komunikacion  të sigurt dhe parandalim të përdorimit të mjeteve piroteknike
Sot (12.12.2025) në bul. "Aleksandar Makedonski" në Shkup, nëpunësit policorë nga Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor realizuan aktivitete parandaluese dhe edukative të dedikuara për shoferët "Përdorni pajisje dimërore", "Vini rripin e sigurimit", "Mos bisedoni në celular gjatë vozitjes" dhe "Vozitni në mënyrë të sigurt me automjet të rregullt teknikisht". në këtë rast, u shpërndanë materiale edukative në formën e fletushkave me këshilla praktike për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion.
 
Edhe në territorin e SPB Shtip, në Berovë, nëpunësit policorë kryen aktivitete parandaluese të dedikuara për shoferët, me ç'rast u këshilluan të mos përdorin telefon celular gjatë vozitjes, të mos drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit, si dhe një sërë këshillash të tjera me qëllim pjesëmarrjen e sigurt në komunikacion.
 
Gjithashtu sot, në SHF "Mite Bogoevski" në Resnjë, SHF "Dimitar Vllahov" në fshatin Lubonjë, rajoni i Resnjës, SHF "Sllavejko Arsov" në fshatin Podmoçan, rajoni i Resnjës, SHF "Kole Nehtenin" në Shtip dhe SHF "Bllazhe Koneski" në Veles, nëpunës policorë nga SPB Manastir, SPB Shtip dhe SPB Veles mbajtën ligjërata me qëllim që nxënësve t'u prezantojnë rreziqet shëndetësore nga përdorimi i piroteknikës. Ata u njoftuan edhe me sanksionet ligjore për shitjen dhe përdorimin e paligjshëm të piroteknikës. Qëllimi i ligjëratave edukative është të ngrihet vetëdija te fëmijët për rreziqet e përdorimit të piroteknikës.

Accessibility Menu