Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Ohër, SPB Shtip, SPB Strumicë dhe SPB Shkup për komunikacion të sigurt, parandalim të përdorimit të mjeteve piroteknike dhe dhunën mes moshatarëve

Aktivitete parandaluese të SPB Ohër, SPB Shtip, SPB Strumicë dhe SPB Shkup për komunikacion të sigurt, parandalim të përdorimit të mjeteve piroteknike dhe dhunën mes moshatarëve
Sot (11.12.2025) nëpunës policorë nga SPB Strumicë-NJPB Vallandovë në Shkollën Fillore Komunale "Strasho Pinxhur" në fshatin Josifovë, rajoni i Vallandovës, mbajtën një ligjëratë mbi parandalimin e përdorimit dhe shitjes së mjeteve piroteknike. Në një bisedë të drejtpërdrejtë dhe përmes një prezantimi të përgatitur enkas për ta, nxënësve iu theksua rreziku i përdorimit të mjeteve piroteknike dhe pasojat që mund të lindin, si dhe u njoftuan me rregulloren ligjore sipas së cilës sanksionohet blerja, shitja dhe përdorimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike. Në këtë temë sot në SHFK "Vëllezërit Milladinovi" në Probishtip, ligjeratë mbajtën nëpunës policorë nga SPB Shtip-SP Probishtip në bashkëpunim me një mjek nga spitali në Probishtip. Dje, nëpunës policorë nga SPB Ohër - NJPB Strugë së bashku me një mjek nga Spitali i Përgjithshëm i Strugës, mbajtën ligjërata në shkollat ​​fillore "Vëllezërit Milladinovci" dhe "Josip Broz Tito" në Strugë. Gjithashtu në territorin e SPB Ohër, dje nëpunës policorë nga Seksioni i Parandalimit dhe Kryqi i Kuq i Ohrit mbajtën ligjërata në shkollën fillore "Koço Racin" në Ohër me qëllim asgjësimin e dukurisë së dhunës në shkolla.
 
Nëpunës policorë nga Njësia e Parandalimit pranë SPB Shkup dhe SP për SKRR - Shtip, sot në territorin e komunës së Kisella Vodës dhe në Shtip, zhvilluan aktivitete parandaluese për trafik komunikacion të sigurt. Në këtë rast, u shpërndanë edhe materiale edukative në formën e fletushkave, me këshilla praktike për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion.
 
Nëpunës policorë nga SP Sveti Nikollë pranë ShMK "Koço Racin" në Sveti Nikollë mbajtën një ligjëratë mbi parandalimin e varësive, para së gjithash nga përdorimi i narkotikëve, ndërsa nëpunës policorë nga SP Berovë në ShFK "Dedo Iljo Maleshevski" në Berovë mbajtën një ligjëratë mbi parandalimin e dhunës mes moshatarëve, me qëllim parandalimin dhe mbrojtjen në kohë nga dukuritë e këtilla.

Accessibility Menu