Sot (10.06.2026), nëpunës policorë nga Njësia e Parandalimit pranë SPB Shkup, në territorin e Stacionit Policor Gazi Babë, realizuan një aktivitet parandalues të orientuar në parandalimin e zjarreve. Gjatë bisedave me qytetarët, nëpunësit policorë theksuan nevojën për kujdes dhe përgjegjësi maksimale ndaj fondit pyjor. Gjithashtu, qytetarëve iu bë me dije se shkaktimi i zjarrit është vepër penale dhe sanksionohet me ligj. Atyre iu shpërnda edhe material edukativ, i përgatitur në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “Pyjet Kombëtare”. Po ashtu, në territorin e SP Gazi Babë, nëpunës policorë nga Njësia e Parandalimit pranë SPB Shkup realizuan aktivitete parandaluese dedikuar drejtuesve të motoçikletave, trotinetëve elektrikë dhe biçikletave. Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte ngritja e kulturës së trafikut përmes rikujtimit të rregullave dhe detyrimeve për pjesëmarrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme në trafik, duke theksuar edhe detyrimin për mbajtjen e helmetës mbrojtëse.
Aktivitete parandaluese për sigurinë në trafik realizuan edhe nëpunësit policorë të Njësisë Policore të Probishtipit në Probishtip, si dhe nëpunësit policorë të Seksionit të Parandalimit pranë SPB Veles në rajonin e Velesit. Këmbësorëve iu theksua se rrugën duhet ta kalojnë vetëm në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, pa përdorur kufje apo telefona celularë, si dhe të jenë të kujdesshëm, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes kur lëvizin në vende të pandriçuara. Ndërsa drejtuesve të automjeteve iu bë thirrje të mos ngasin automjetin nën ndikimin e alkoolit, të përdorin rripin e sigurisë dhe, natyrisht, të respektojnë të gjitha rregullat dhe rregulloret e trafikut rrugor. Në kuadër të aktiviteteve u shpërnda edhe material edukativ, i përgatitur në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor dhe Fakultetin e Sigurisë në Shkup.