Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për sigurinë në komunikacion dhe mbrojtjen nga zjarret dhe deliktet pronësore

Aktivitete parandaluese për sigurinë në komunikacion dhe mbrojtjen nga zjarret dhe deliktet pronësore
Më 08.06.2026, nëpunësit policorë nga Sektori për Parandalim pranë SPB Veles realizuan në vendbanimin Çashkë dhe fshatin Izvor, në komunën e Çashkës, aktivitetin parandalues me moton “T’i mbrojmë pyjet tona nga zjarret pyjore dhe prerjet e paligjshme”.
Aktivitete të ngjashme parandaluese u realizuan edhe nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Kumanovë në rajonin e Kozjakut dhe në fshatrat e komunës së Staro Nagoriçanit, si dhe nga nëpunësit policorë të NJPB Dellçevë në disa fshatra të komunës së Dellçevës dhe në malin Gollak. Qytetarëve u është theksuar nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet kompetente dhe raportimin e detyrueshëm të sjelljeve të papërgjegjshme, siç janë; hedhja dhe djegia e mbeturinave, ndezja e zjarrit në hapësira të hapura dhe pranë brezave pyjorë, hedhja e bishtave të cigareve etj., me qëllim reagimin e shpejtë dhe në kohë.
Gjatë periudhës verore, për shkak të temperaturave të larta, rritet edhe rreziku i shkaktimit të zjarreve nga pakujdesia. Për këtë arsye u theksua nevoja për mbrojtjen dhe zvogëlimin e rrezikut nga zjarret pyjore dhe zjarret në hapësira të hapura, si dhe kryerja me kujdes e punëve bujqësore, me theks të veçantë te rreziqet nga djegia e kufijve të parcelave, kashtës së thatë dhe mbeturinave në ara. Gjithashtu, në Kavadar, Shkup dhe Shtip, nëpunësit policorë nga NJPB Kavadar, SP SKRR Shtip dhe Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup realizuan aktivitete parandaluese të fokusuara në sigurinë në komunikacion të motoçiklistëve dhe qytetarëve që përdorin trotinetë elektrikë dhe biçikleta. Qëllimi ishte rritja e kulturës së komunikacionit, duke ua rikujtuar nevojën për respektimin e rregullave dhe rregulloreve të komunikacionit, si dhe pjesëmarrjen e kujdesshme dhe të përgjegjshme në komunikacion.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve u shpërndanë edhe materiale edukative. Ndërkohë, Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup zhvilloi aktivitete parandaluese në komunat e Aerodromit dhe Karposhit, të fokusuara në mbrojtjen nga deliktet pronësore

Accessibility Menu