Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Shkup dhe SPB Tetovë për siguri në komunikacion

Aktivitete parandaluese të SPB Shkup dhe SPB Tetovë për siguri në komunikacion
Sot (22.11.2025) në pikën e pagesës Petrovec, në kuadër të fushatës për përmirësimin e kulturës së komunikacionit, nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Shkup, në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, realizuan një aktivitet parandalues-edukativ të dedikuar për drejtuesit e automjeteve, lidhur me atë se si të përgatitet automjeti para udhëtimit dhe për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore. Ngjarja u organizua me qëllim të ngritjes së vetëdijes për pjesëmarrje të përgjegjshme dhe të sigurt në komunikacion, ndërsa u shpërnda edhe material edukativ.
 
Gjithashtu sot, nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Tetovë dhe SP me KP Gostivar, pranë pikës së pagesës Gostivar, zhvilluan një aktivitet parandalues me qëllim të ndikimit tek drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të sillen përgjegjshëm në trafik, dhe në këtë mënyrë të gjithë të japim kontribut për uljen e numrit të viktimave nga aksidentet e trafikut.
 
Po ashtu, edhe në stacionet e kontrollit teknik në territorin e SPB Tetovë janë shpërndarë fletushka me mesazhin: "Të ngasim në siguri me automjete të rregullta teknikisht ".

Accessibility Menu