Sot (21.11.2025) dhe gjatë ditës së djeshme, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor pranë SVR Bitola – OVR Resen realizuan aktivitet parandalues në disa lokacione të qytetit, me temën “Pasojat nga ngasja e një automjeti teknikisht të pasigurt”. Qëllimi i aktivitetit është të ngritet vetëdija për rëndësinë e drejtimit të automjeteve teknikisht të rregullta dhe për rëndësinë e kontrolleve dhe mirëmbajtjes së rregullt të tyre. Analizat tregojnë se gjendja teknike e automjeteve është faktor i rëndësishëm që ndikon në sigurinë e përgjithshme rrugore. Me mirëmbajtje dhe kontrolle të rregullta teknike, përmirësohet kultura në trafik dhe zvogëlohet rreziku nga aksidentet rrugore.
Po ashtu, zyrtarët policorë në rajonin e Resenit mbajtën disa punëtori me nxënësit e shkollës së mesme “Car Samoil”, ku u diskutua për vigjilencë më të madhe dhe parandalimin e dhunës nëpër shkolla. Gjatë aktiviteteve u shpërndanë materiale edukative.
Sot (21.11.2025), zyrtarë policorë nga Njësia Policore për Siguri në Trafikun Rrugor pranë OVR Negotino, së bashku me Këshillin Komunal për Siguri në Trafikun Rrugor, realizuan aktivitet parandalues në disa lokacione të qytetit me temën “Së bashku me sjellje të përgjegjshme në trafik të kontribuojmë për rrugë pa viktima”. Qëllimi është ngritja e kulturës së komunikacionit dhe vetëdijes së drejtuesve për rëndësinë e drejtimit të kujdesshëm dhe të sigurt të automjeteve, me qëllim zvogëlimin e numrit të viktimave në aksidente rrugore. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, drejtuesve iu theksua domosdoshmëria e ngasjes së ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme, si dhe detyrimi për respektimin e rregullave ligjore të trafikut.
Sot (21.11.2025), në kuadër të fushatave gjithëpërfshirëse për përmirësimin e kulturës rrugore, në rajonin e PSON Çair, Njësia e Parandalimit pranë SVR Shkup në bashkëpunim me RSBSP realizoi aktivitet parandalues-edukativ për drejtuesit e automjeteve me temën “Fushata dimërore”. Ngjarja u organizua nga RSBSP dhe Njësia e Parandalimit me synim ngritjen e vetëdijes për pjesëmarrje të sigurt dhe të përgjegjshme në komunikacion, veçanërisht te drejtuesit e automjeteve. U shpërndanë fletëpalosje me këshilla praktike për siguri në trafik.
Sot (21.11.2025), zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Sveti Nikole mbajtën ligjëratë në SHFK “Goce Dellçev” në Sveti Nikole me temën “T’i mbrojmë fëmijët në trafik”. Përmes ligjëratës së përgatitur posaçërisht, fëmijët u njohën me rregullat bazë të komunikacionit dhe me mënyrën e sjelljes së duhur si pjesëmarrës në trafik – si këmbësorë, por veçanërisht gjatë ngasjes së biçikletave.
Gjithashtu, në disa lokacione në Probishtip u realizua aktivitet parandalues me moton “Mos përdor telefonin e mençur derisa kalon rrugën”, ku këmbësorëve u është tërhequr vëmendja se duhet gjithmonë të kalojnë në vendkalime të shënuara dhe se gjatë kalimit të rrugës nuk duhet të përdorin telefon, kufje apo tablet, sepse sipas ndryshimeve të Ligjit për Siguri Rrugore mund të sanksionohen për përdorimin e pajisjeve elektronike që ua shpërqendrojnë vëmendjen në trafik.