Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të NjPB Kavadar, SPB Probishtip, SPB Kumanovë, SPB Strumicë dhe SPB Shkup

Aktivitete parandaluese të NjPB Kavadar, SPB Probishtip, SPB Kumanovë, SPB Strumicë dhe SPB Shkup
Sot (19.11.2025), nëpunës policorë nga NjPB Kavadar realizuan një aktivitet parandalues me moton “Kujdes, nga mashtrimet telefonike”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi dhe edukimi i qytetarëve për rreziqet nga mashtrimet telefonike, mënyrat për t’i identifikuar ato dhe për të mos lejuar të bëhen viktima të këtij lloji mashtrimi. Qëllimi i përgjithshëm i këtyre aktiviteteve parandaluese është rritja e ndërgjegjësimit për mbrojtje nga këto vepra penale dhe inkurajimi i qytetarëve që çdo rast të dyshimtë ta raportojnë në polici. Gjatë aktivitetit u shpërnda material edukativ i shtypur.
 
Sot (19.11.2025), në Tregun e Qytetit në Probishtip, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Probishtip realizuan një fushatë parandaluese për mbrojtje nga veprat penale kundër pronës — vjedhjes së xhepave dhe vjedhjet në banesa. Qytetarëve, veçanërisht personave të moshuar, përveç këshillave praktike për masat dhe procedurat që duhet të ndërmerren për mbrojtje më të madhe nga autorët e vjedhjeve të xhepave dhe vjedhjeve në banesa, iu shpërndanë edhe fletushka me përmbajtje edukative me motot “Mbrohu nga vjedhjet e xhepave” dhe “Siguroje shtëpinë tënde”.
 
Sot (19.11.2025), SPB Kumanovë realizoi aktivitet parandalues në stacionin e pagesës Romanovcë, në vendkalimin kufitar Tabanoc dhe përgjatë rrugës kryesore Kumanovë–Kriva Pallankë, me rastin e shënimit të 16 Nëntorit — Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore.
 
Sot (19.11.2025), në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “Ditës Botërore të Viktimave të Aksidenteve Rrugore”, SPB Strumicë, përmes nëpunësve policorë të Njësisë së Parandalimit, realizoi një aktivitet edukativo-parandalues në Komunën e Bosillovës. Pjesëmarrësit morën pjesë në një marsh simbolik organizuar në nder të viktimave të aksidenteve rrugore. Qëllimi i aktivitetit ishte dërgimi i një mesazhi respekti dhe mbështetjeje për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre në aksidente tragjike.
 
Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme parandaluese të Njësisë së Parandalimit pranë SPB Shkup, sot (19.11.2025) u realizua një punëtori edukative në kopshtin komunal “11 Tetori”, objekti “Tashko Karaxha”, në territorin e komunës së Butelit.
Qëllimi kryesor i aktivitetit parandalues ishte që fëmijët e kopshtit të mësohen si të sillen në mënyrë të sigurt në trafik, si të njohin një nëpunës policor dhe se policia është aty për t’i ndihmuar dhe për t’i mbrojtur.

Accessibility Menu