Më 22.11.2025, në ora 21:40, në rrugën rajonale 1109, pranë fshatit Furkë në rajonin e Gjevgjelisë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli kanë privuar nga liria S.T. (64) nga Shkupi. Pas marrjes së masave të nevojshme, është konstatuar se ai ka drejtuar automjetin “Opel” me targa të Shkupit nën ndikim të alkoolit, me 2,35 ‰ promilë alkooli në gjak.
Të njëjtën ditë, në ora 23:05, në Radovish, nëpunës policorë nga SPB Strumicë – NJPB Radovish kanë privuar nga liria S.M. (36) nga fshati Oraovicë, rajoni i Radovishit. Pas marrjes së masave të nevojshme, është konstatuar se ai ka drejtuar automjetin “Peugeot” me targa të Strumicës nën ndikim të alkoolit, me 2,69 ‰ promilë alkool në gjak.
Pas dokumentimit të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.