Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitet parandalues i SPB Tetovë për komunikacion të sigurt

Aktivitet parandalues i SPB Tetovë për komunikacion të sigurt

Seksioni i parandalimit pranë SPB Tetovë, sot (26.05.) filloi me zbatimin praktik të një projekti edukativ parandalues "Hap pas hapi", i dedikuar për fëmijët e moshës parashkollore. Përveç kësaj, nëpunësit policorë të trajnuar profesionalisht nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor i Tetovës mbajtën ligjërata edukative për fëmijët e moshës parashkollore të kopshtit "Mlladost" në fshatrat Bogovinë dhe Reçicë e Madhe, si dhe të kopshtit "Kirili dhe Metodi" në Tetovë, qëllimi i të cilave ishte t'u shpjegonin fëmijëve se si të orientohen në trafik, për rëndësinë dhe kuptimin e shenjave të trafikut, rolin e nëpunësit policorë e të ngjashme. SPB Tetovë do të vazhdojë me projektin në periudhën e ardhshme, i cili është planifikuar të zbatohet në të gjitha çerdhet e rajonit Tetovë-Gostivar.

Accessibility Menu