Në kuadër të fushatave gjithëpërfshirëse për avancimin e kulturës në komunikacion, sot (25.01) në zonën e SPB Tetovë – NJPB Gostivar, përkatësisht në lokacione të zonës qendrore të qytetit të Gostivarit, Departamenti për Parandalim pranë SPB Tetovë, në bashkëpunim me nëpunës policorë nga Njësia Policore për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Gostivar, realizoi aktivitet parandalues-edukativ me moton “Parko me ndërgjegje – parko me përgjegjësi”.
Aktiviteti kishte për qëllim ngritjen e kulturës së sigurisë për pjesëmarrje të përgjegjshme dhe të sigurt në komunikacion, veçanërisht te drejtuesit e automjeteve. Me këtë rast, krahas këshillave të drejtpërdrejta, drejtuesve u është shpërndarë edhe material edukativ i shtypur me përmbajtje informative, përkatësisht këshilla praktike dhe udhëzime për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion.