Sot (26.01.2026), nëpunës policorë nga SPB Shkup dhe SPB Shtip realizuan aktivitete parandaluese nga fusha e komunikacionit në disa lokacione në komunën e Aerodromit dhe Shtipit.
Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe shpërndarjes së fletushkave edukative, shoferëve iu theksua nevoja për respektimin e rregullave dhe dispozitave të komunikacionit me qëllim rritjen e sigurisë rrugore, veçanërisht në pjesën e përdorimit të pajisjeve dimërore, një obligim që është në fuqi nga 15 nëntori 2025 deri më 15 mars 2026. Gjithashtu, ata u informuan për pasojat e dëmshme që mund të paraqiten nga vozitja e automjetit nën ndikimin e alkoolit, si dhe për obligimin ligjor të përdorimit të rripit të sigurisë dhe faktin se përdorimi i rripit të sigurisë në përqindje të lartë i zvogëlon pasojat në rast të aksidentit rrugor.
Po ashtu, shoferët u njoftuan edhe për sanksionet e parapara në rast të mosrespektimit të ligjeve.