Sot (07.03.2026), në disa lokacione në zonën qendrore të qytetit në Shtip, nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Shtip, në bashkëpunim me nëpunës policorë nga Stacioni Policor Shtip, realizuan një fushatë edukative me moton “Mos u bëj dëshmitar i heshtur – raporto menjëherë dhunën ndaj grave” .Gjatë takimeve me qytetarët u dhanë këshilla për vetëmbrojtje dhe udhëzime në dispozicion për ndihmë, si dhe mënyrat se si të njihet dhuna ikologjike, por edhe udhëzime se çfarë mund të bëjnë nëse gjenden në situatë të jenë dëshmitarë të një lloji të caktuar dhune. Veçanërisht u theksua domosdoshmëria e bashkëpunimit dhe komunikimit të tyre në kohë me policinë, para së gjithash përmes raportimit të saktë dhe të shpejtë në numrin 112.
Gjatë fushatës, qytetarëve iu shpërndanë edhe fletushka me përmbajtje edukative.