Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Veles, SPB Shtip, SPB Tetovë, SPB Strumicë dhe SPB Manastir me rastin e Ditës së Gruas – “8 Marsi”

Aktivitete parandaluese të SPB Veles, SPB Shtip, SPB Tetovë, SPB Strumicë dhe SPB Manastir me rastin e Ditës së Gruas – “8 Marsi”
Sot (08.03.2026), nëpunës policorë nga SPB Veles në rajonet e Velesit, Çashkës, Gradskos, Negotinës dhe Kavadarit, së bashku me përfaqësues të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, me rastin e Ditës së Gruas “8 Marsi”, realizuan aktivitete parandaluese në komunikacion me temat “Vozit me ndërgjegje – bëhu shembull i gruas shofere” dhe “Gjinia më e ndjeshme është pjesëmarrëse e përgjegjshme në komunikacion”. Në kuadër të aktiviteteve, nëpunësit policorë u theksuan grave, si pjesëmarrëse të barabarta në komunikacion, rëndësinë e respektimit të rregullave dhe rregulloreve të komunikacionit me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë dhe kulturës së komunikacionit në përgjithësi. Qëllimi i aktiviteteve ishte të vihej theksi në rëndësinë e pjesëmarrjes së sigurt në komunikacion dhe të shprehej mirënjohje për rolin dhe kontributin e grave në shoqëri. Njëherësh, në shenjë kujdesi, grave shofere u është dhuruar lule, ndërsa është shpërndarë edhe material edukativ i përgatitur në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor dhe Fakultetin e Sigurisë në Shkup.
Sot, një aktivitet parandalues me rastin e “8 Marsit” me temë “Vozitni me përgjegjësi – Gëzuar 8 Marsin” është realizuar edhe në rajonin e SPB Shtip. Me këtë rast, grave shofere u janë drejtuar urime me rastin e festës dhe është theksuar se policia mbetet e përkushtuar për sigurinë, dinjitetin dhe barazinë e tyre në përpjekjen e përbashkët për ndërtimin e një shoqërie në të cilën çdo grua do të ndihet e sigurt, e respektuar dhe e vlerësuar.
Në rajonin e SPB Tetovë është realizuar aktivitet parandalues me temë “Gëzuar 8 Marsin – Gjinia më e ndjeshme është e përgjegjshme në komunikacion”. Me këtë rast, grave pjesëmarrëse në komunikacion dhe grave që drejtojnë automjete u janë shpërndarë materiale edukative dhe mbajtëse çelësash me mbishkrimin “Gëzuar 8 Marsin”.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, edhe në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme Strumicë është realizuar aktivitet parandalues me moton “Ka ndihmë për jetë pa dhunë”. Aktiviteti është zhvilluar përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe shpërndarjes së materialeve edukative. Qëllimi është ngritja e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e denoncimit të dhunës familjare dhe dhunës gjinore, njohja e mekanizmave të denoncimit, rëndësia e ndërhyrjes së hershme dhe forcimi i besimit në MPB.
Sot (08.03.2026), edhe në disa lokacione në Manastir, Prilep, Resnjë, Demir Hisar, Makedonski Brod dhe Krushevë është realizuar një fushatë edukative me moton “Festoni 8 Marsin me dinjitet dhe siguri në komunikacion”, me qëllim mbrojtjen e grave dhe dhënien e rekomandimeve për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion. Në kuadër të aktiviteteve janë shpërndarë materiale edukative dhe promovuese.

Accessibility Menu