Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Veles, SPB Shkup dhe SPB Shtip për mbrojtje nga mashtrimet, ngritjen e kulturës në komunikacion dhe parandalimin e dhunës në shkolla

Aktivitete parandaluese të SPB Veles, SPB Shkup dhe SPB Shtip për mbrojtje nga mashtrimet, ngritjen e kulturës në komunikacion dhe parandalimin e dhunës në shkolla
Sot (19.05.2026), nëpunës policorë nga NJPB Negotinë realizuan aktivitet parandalues me temë “Mbrojtja nga mashtrimet”. Në kuadër të aktivitetit, qytetarët u njohën me rreziqet nga mashtrimet telefonike, duke iu bërë me dije se format më të shpeshta të mashtrimeve janë ato kur persona të panjohur i mashtrojnë se të afërmit e tyre janë viktima të aksidenteve rrugore, paraqiten rrejshëm dhe kërkojnë një shumë të caktuar parash për të kryer operacionin ose për lirimin nga ndjekja penale familjarëve të tyre. Gjithashtu, qytetarët u paralajmëruan të mos hapin mesazhe të dyshimta me përmbajtje kinse për kundërvajtje rrugore të regjistruara nga sistemi “Qyteti i sigurt”, me udhëzime përmes të cilave viktimat nxiten të japin të dhënat e tyre personale dhe llogaritë bankare. Në kuadër të aktiviteteve parandaluese u shpërnda edhe material edukativ.
Më 19.05.2026, në shkollën fillore komunale “Pestalloci” në territorin e komunës së Qendrës u realizua aktivitet edukativ-parandalues në komunikacion me nxënës të klasës së dytë, me qëllim edukimin për rolin e këmbësorëve në komunikacion dhe komponentë të tjerë që ndërtojnë kulturën e komunikacionit tek fëmijët e asaj moshe. Me këtë rast, fëmijëve iu shpjeguan nocionet bazë të komunikacionit, rregullat dhe rregulloret, si dhe roli i nëpunësit policor në komunikacion, të përshtatura sipas moshës së tyre.
Sektori për parandalim pranë SPB Shkup sot mbajti edhe takime pune me përfaqësues të Sektorit për Arsim të komunës së Aerodromit, ku u dakordua që deri në përfundim të vitit shkollor të realizohen takime me Këshillat e Prindërve në shkollat fillore, në të cilat së bashku do të diskutohet për problemet reale që janë karakteristike për secilën shkollë në veçanti. Prindërit do të njoftohen edhe për aktivitetet parandaluese të realizuara individualisht dhe bashkërisht, si dhe për aktivitetet e ardhshme që kanë të bëjnë me parandalimin e dhunës, varësive, lojërave të fatit, delikuencës së të miturve dhe dhunës në familje, me qëllim parandalimin e dhunës përmes përleshjeve të organizuara mes grupeve të fëmijëve.
Sot, nëpunës policorë nga Njësia Policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Probishtip realizuan aktivitete parandaluese me temë “Parko me vetëdije, parko me përgjegjësi” dhe “Të gjithë jemi këmbësorë”. Qëllimi kryesor i aktivitetit ishte rritja e kulturës në komunikacion, me synim respektimin maksimal të rregullave dhe rregulloreve të komunikacionit, si dhe forcimi i besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve.
Ndërsa në Berovë, nëpunës policorë nga NJPB Berovë realizuan aktivitetin parandalues “Mbrojtja nga zjarret”, ku gjatë bisedave me qytetarët theksuan nevojën për ndërgjegjësim dhe kujdes maksimal ndaj fondit pyjor. Edhe gjatë këtyre aktiviteteve qytetarëve iu shpërnda material edukativ.

Accessibility Menu