Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Shkup dhe SPB Shtip për siguri rrugore

Aktivitete parandaluese të SPB Shkup dhe SPB Shtip për siguri rrugore
 
Sot (10.04.2026), Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup, në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, në zonën e Stacionit Policor Petrovec, tek pika pagesore Petrovec, realizoi aktivitet edukativ-parandalues në komunikacion në kuadër të fushatave “Vendos rripin e sigurimit” dhe “Mos përdor telefonin mobil gjatë drejtimit të automjetit”.
Fushatat u realizuan me qëllim të përmirësimit të sigurisë së shoferëve, por edhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Në kuadër të aktiviteteve, shoferëve iu shpërndanë fletushka edukative të përgatitura nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, me mesazhe për pjesëmarrje të përgjegjshme dhe të ndërgjegjshme në komunikacion.
Gjithashtu, sot, Sektori për Parandalim pranë SPB Shtip, në bashkëpunim me nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Shtip, realizuan aktivitet parandalues me temë “Të gjithë jemi këmbësorë”, “Mos përdor telefonin mobil gjatë vozitjes” dhe “Vendos rripin e sigurimit”.
Gjatë aktiviteteve, shoferëve dhe këmbësorëve iu shpjegua legjislacioni në fuqi lidhur me respektimin e rregullave dhe dispozitave të komunikacionit, si dhe u shpërndanë fletushka me këshilla edukative

Accessibility Menu