Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Shtip për siguri në komunikacion dhe mbrojtje nga deliktet pronësore

Aktivitete parandaluese të SPB Shtip për siguri në komunikacion dhe mbrojtje nga deliktet pronësore
Sot (13.04.2026), në Shtip, në Karbinc dhe në fshatin Goraçinë, nga ana e nëpunësve policorë të Seksionit për Parandalim pranë SPB Shtip dhe SP Shtip, u realizuan aktivitete parandaluese për mbrojtje nga deliktet pronësore. Qytetarët u informuan se si të mbrohen nga format e ndryshme të vjedhjeve dhe mashtrimeve, ndërsa u theksua edhe nevoja për njoftim në kohë të policisë nëse bëhen viktima të ndonjë vepre penale.
Gjithashtu, në Berovë, nëpunës policorë nga SP Berovë realizuan aktivitete parandaluese nga fusha e komunikacionit, me qëllim ngritjen e vetëdijes te qytetarët për respektimin konsekuent të të gjitha rregullave dhe dispozitave të trafikut, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.

Accessibility Menu