Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitet parandalues-edukativ i Njësisë Mobile të MPB-së

Aktivitet parandalues-edukativ i Njësisë Mobile të MPB-së
Sot (08.04.2026), në periudhën kohore nga ora 12:00 deri në orën 13:00, në pikëpagesën Petrovec, nga ana e nëpunësve policorë të Njësisë Mobile për siguri në komunikacionin rrugor pranë Sektorit për çështje të komunikacionit, në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, u realizua një aktivitet parandalues-edukativ i orientuar drejt rritjes së kulturës në komunikacion dhe sigurisë së shoferëve me moton “Mos përdor telefon celular dhe pajisje të tjera elektronike gjatë vozitjes” dhe “Vendos rripin e sigurisë”.
Në kuadër të aktiviteteve, nga ana e nëpunësve policorë, shoferëve u janë shpërndarë fletushka edukative me mesazhe se përdorimi i telefonit celular dhe pajisjeve të tjera elektronike gjatë drejtimit të automjetit e ul ndjeshëm përqendrimin dhe pengon reagimin në kohë të shoferit, duke rritur kështu rrezikun për ndodhjen e aksidenteve rrugore.
Gjithashtu, shoferëve u është tërhequr vëmendja për detyrimin ligjor të përdorimit të rripit të sigurisë, si dhe për rëndësinë e tij për sigurinë personale, sigurinë e bashkudhëtarëve dhe zvogëlimin e pasojave në rast të një aksidenti të mundshëm rrugor.
Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Accessibility Menu