Sot (26.07.2026), në afërsi të pikës së pagesës rrugore Zhelinë dhe pikës së pagesës rrugore Tetovë, nëpunës policorë të Seksionti për Parandalim pranë SPB Tetovë, në bashkëpunim me nëpunës policorë të Stacionit Policor për Siguri në Qarkullimin Rrugor Tetovë, realizuan aktivitetin parandalues me moton „Alkooli dhe timoni nuk janë kombinim i mirë“.
Fushata u realizua me qëllim të rritjes së vetëdijes tek drejtuesit e automjeteve për rreziqet nga drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit. Drejtuesve të mjeteve motorike, pjesëmarrës në komunikacion, iu shpërndanë fletushka me përmbajtje informuese dhe edukative, të përgatitura nga Ministria e Punëve të Brendshme, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Fakulteti i Sigurisë në Shkup.