Lexues të nderuar,
I vetëdijshëm për rëndësinë dhe peshën e bazës shkencore-profesionale në suaza të punës moderne policore, po e prezantoj numrin e nëntë të Revistës ndërkombëtare shkencore „Siguria“. Në kohën kur sfidat e sigurisë po bëhen gjithnjë e më komplekse dhe më dinamike, hulumtimi i themeltë, analiza dhe diskutimi akademik janë veglat kryesore për përballjen e sukseshme me to.
Si ministër i punëve të brendshme, dëshira ime është e qartë – do ta mbështes fuqishëm integrimin e mendimit shkencor në të gjitha segmentet e punës së policisë. Vizioni që përfaqësoj nënkupton krijimin e një hapësire gjithëpërfshirëse intelektuale, në të cilën policia dhe shkenca do të bashkëpunojnë përmes aktiviteteve të përbashkëta hulumtuese-shkencore, analizave sistemore dhe projekteve zhvillimore. Kjo qasje do të mundësojë krijimin e politikave dhe strategjive të cilat nuk janë vetëm reaktive, por edhe proaktive, me qëllim që të parashikohen dhe pengohen kërcënimet ndaj sigurisë në të ardhmen.
Revista ,,Siguria’’nisur nga tradita e saj paraqet një mjet të rëndësishëm bashkimi të mendimit shkencor dhe praktikës policore. Ambicia jonë është që kjo revistë jo vetëm që duhet të ruajë pozitën e saj si platformë e respektuar për punime profesionale dhe shkencore, por edhe të zhvillohet në një revistë shkecore eminente ndërkombëtare, e denjë për të qenë pjesë e bazave shkencore prestigjioze ndërkombëtare.
Kjo gjë do të na mundësojë për një fushëveprim më të madh bashkëpunimi, dukshmëri të shtuar të punimeve shkencore dhe hapje për perspektiva dhe ide të reja, të cilat do të gjenë përdorim në punën e përditshme të policisë.
I inkurajoj të gjithë profesorët, hulumtuesit dhe praktikanët e fushës së sigurisë që me njohuritë dhe ekspertizën e tyre të kontribuojnë në avancimin e kësaj reviste. Ndihmesa juaj jo vetëm që do të pasurojë korpusin shkencor, por edhe do të kontribuojë për përmirësimin e procedurave operative dhe qasjeve strategjike në punën policore.
Jam i sigurt se ky numër i revistës do të paraqesë një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një shërbimi policor modern, efikas dhe transparent, ndërsa përmbajtja e saj do të shërbejë si themel për nisma dhe startegji të reja që do ta formësojnë punën policore në vitet që na vijnë.
Me respekt,
Pançe Toshkovski
Ministër i Punëve të Brendshme
Kryetar i Bordit redaktues ndërkombëtar të Revistës ndërkombëtare shkencore „Siguria“