Të nderuar pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme,
Të nderuar lexues,
Me kënaqësi të veçantë prezantojmë numrin e shtatë të Revistës Shkencore Ndërkombëtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme "Siguria".
Krenar për faktin se pas më shumë se dy dekadash rinovuam botimin e revistës dhe që me këtë numër përmbyllim tre vite të suksesshme të zhvillimit të mendimit shkencor, të cilin gjithnjë e më shumë e vëmë në funksion të zhvillimit të politikave dhe strategjive për punën e policisë dhe Ministrisë .
E në këtë numër, revista është e mbushur me artikuj dhe analiza shkencore interesante për çështje të rëndësishme në fushën e sigurisë.
I inkurajoj të gjithë pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme që të përdorin hulumtimet moderne në fushën e sigurisë dhe të kenë gjithmonë parasysh dispozitat ligjore dhe praktikat më të mira botërore në marrjen e autorizimeve policore.
Dëshiroj t'ju ftoj me tekstet tuaja profesionale dhe shkencore të përcillni përvojën tuaj të shkencës policore dhe praktikës policore. Revista shkencore ndërkombëtare “Siguria” është teksti ynë i përbashkët i leximt, në të cilin me siguri do të gjejnë vendin e tyre tekstet e kolegëve dhe kolegeve tona të respektuara.
Sinqerisht,
MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME
KRYETAR I REDAKSIONIT NDËRKOMBËTAR TË REVISTËS SHKENCORE NDËRKOMBËTARE "SIGURIA"
Oliver Spasovski