Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kontrolle të intensifikuara të trafikut për trotinetët elektrikë, në gusht u konstatuan 606 kundërvajtje, u sekuestruan 18 trotinetë elektrikë

Kontrolle të intensifikuara të trafikut për trotinetët elektrikë, në gusht u konstatuan 606 kundërvajtje, u sekuestruan 18 trotinetë elektrikë
Ministria e Punëve të Brendshme – Sektori për Çështjet e Trafikut, gjatë muajit të kaluar (gusht), zhvilloi aksione të intensifikuara të kontrollit në të gjithë territorin e shtetit për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e mjeteve të lehta elektrike (trotinetëve elektrikë), me ç’rast u konstatuan 606 kundërvajtje.
Prej tyre, 162 sanksione janë shqiptuar për mosmbajtjen e jelekut reflektues gjatë drejtimit të trotinetit elektrik në kushte të natës, 134 për mosshfrytëzimin e shtegut për biçikleta ose trotuarit, 59 për mosmbajtjen e helmetës mbrojtëse, 45 për transportimin e dy personave, 20 për të mitur që kanë drejtuar treotinet elektrik, etj.
Gjatë këtyre kontrolleve janë sekuestruar 18 trotinetë elektrikë për një periudhë prej 30 ditësh.
Nga numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve, numri më i madh është konstatuar në territorin e SPB Manastir – 236, më pas në SPB Shkup – 97, SPB Strumicë – 82, SPB Ohër – 57, SPB Tetovë – 27, SPB Veles – 18, SPB Shtip – 13, SPB Kumanovë – 7, si dhe 69 kundërvajtje të konstatuara nga Njësiti Mobil për Siguri në Trafik.
Gjatë kontrolleve janë konstatuar gjithashtu edhe 3.665 kundërvajtje të llojeve të tjera. Për të gjitha kundërvajtjet e konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse dhe janë shqiptuar sanksione në përputhje me dispozitat ligjore.
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrollet e intensifikuara të trafikut me qëllim rritjen e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik dhe respektimin e vazhdueshëm të rregullave dhe rregulloreve të trafikut.

Accessibility Menu