Më 15.09.2026, në orën 22:05, në lagjen Pitaricë në Gostivar, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e kanë arrestuar S.Sh. (22) nga Gostivari. Ai kërkohej me urdhërarrest bazuar në urdhrin e gjykatës për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një vjet për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215 të Kodit Penal. Personi është shoqëruar në institucionin ndëshkues-përmirësues Burgu Tetovë për vuajtjen e dënimit.