Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 18 shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Prej tyre, 17 kanë drejtuar automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: M.R. (19), B.F. (24), Xh.S. (24), F.S. (33), A.L. (25), S.B. (25) dhe G.Gj. (34), të gjithë nga Shkupi; Sh.O. (31) nga fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit; A.R. (25) nga fsh. Batincë, rrethian e Shkupit; S.A. (33) nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit; një 17-vjeçar nga fsh. Stajkovc, rrethina e Shkupit; S.A. (19) nga Tetova; R.B. (32) nga Kumanova; A.B. (24) nga Kërçova; P.S. (38) nga Manastiri; një 15-vjeçar nga Probishtipi dhe P.Gj. (19) nga Velesi, i cili ka shkaktuar aksident trafiku. Nga liria është privuar edhe O.V. (27) nga Makedonska Kamenica, pasi ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, si dhe të gjithë bashkërisht të kontribuojmë për një siguri më të madhe në trafik.