Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zbardhen një seri vjedhjesh të rënda në pesë qytete, privohen nga liria dy persona

Zbardhen një seri vjedhjesh të rënda në pesë qytete, privohen nga liria dy persona
Pas masave dhe veprimeve të ndërmarra, nëpunës policorë të NJPB Koçan dhe NJPB Vinicë i privuan nga liria V.Z. (26) dhe D.S. (43), të dy nga Koçani, nën dyshimin se kanë kryer disa vepra penale. Me fjalë të tjera, ata dyshohen se gjatë muajve gusht dhe shtator të këtij viti, në territoret e Koçanit, Vinicës, Dellçevës, Makedonska Kamenicës dhe Probishtipit, të dy kanë kryer disa vepra penale, përfshirë shtatë vjedhje të rënda në objekte banimi dhe afariste, tri tentativa për vjedhje të rënda në objekte banimi dhe afariste dhe në automjete dhe një pengim të dëshmimit, e kryer nga V.Z.
 
Gjatë ndërmarrjes së masave, me urdhër gjykate janë realizuar bastisje në shtëpitë e tyre, ku janë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se rrjedhin nga veprat penale të lartpërmendura. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të paraqitet kallëzim përkatës.

Accessibility Menu