Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Sekuestrohen mbi dy ton lule të thara kanabisi nga një objekt i një personi juridik në Zelenikovë

Sekuestrohen mbi dy ton lule të thara kanabisi nga një objekt i një personi juridik në Zelenikovë

Sot (25.06.2025) nga ana e nëpunësve policorë të Byrosë së Sigurisë Publike, të Njësitit për Tregti të Palejuar të Drogës pranë Departamentit për Polici Kriminalistike dhe Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimit të Rëndë, me mbështetjen e Njësitit për Sistemim të Shpejtë, nga objekti i personit juridik për prodhimin e marihuanës për qëllime mjekësore, i vendosur në komunën e Zelenikovës, janë sekuestruar 2014 kilogramë lule të thara të bimës së kanabisit.

Kanabisi i është sekuestruar drejtuesit Sh.F. (43) nga Republika e Turqisë, për shkak të parregullsive të konstatuara në punë, në kundërshtim me Ligjin për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotrope, për ç’gjë tashmë kundër personit juridik dhe drejtuesit nga ana e MPB-së është ngritur kallëzim penal nenit 95-v të Ligjit.

Kanabisi i sekuestruar është vendosur në magazinën e Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar.

 

Accessibility Menu