Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Toshkovski bëri hapjen e Kampionatit Evropian të Xhudos për Kadetë – u nënshkrua edhe Memorandumi i Mirëkuptimit për Bashkëpunimin dhe Trajnimin e Nëpunësve Policorë

Toshkovski bëri hapjen e Kampionatit Evropian të Xhudos për Kadetë – u nënshkrua edhe Memorandumi i Mirëkuptimit për Bashkëpunimin dhe Trajnimin e Nëpunësve Policorë

Toshkovski bëri hapjen e Kampionatit Evropian të Xhudos për Kadetë – u nënshkrua edhe Memorandumi i Mirëkuptimit për Bashkëpunimin dhe Trajnimin e Nëpunësve Policorë

 

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski mori pjesë sot në hapjen e Kampionatit Evropian (KE) të Xhudos për Kadetë, të organizuar nga Unioni Evropian i Xhudos (UEXH) i cili, nga e enjtja deri të dielën, do të mbahet në Shkup. Me moton "Yjet e reja të së ardhmes", ky eveniment prestigjioz do të mbledhë xhudistët e rinj më të mirë nga mbarë kontinenti, të cilët do të garojnë për medaljet evropiane dhe do të tregojnë forcën, teknikën dhe frymën sportive të tyre.

 

"Maqedonia për herë të parë është organizatore e Kampionatit Evropian të Xhudos - është një nder dhe kënaqësi për ne të mirëpresim xhudistët e rinj dhe mbështetësit e tyre nga mbarë Evropa. Xhudoja na formëson përmes disiplinës, respektit dhe përpjekjes për përsosmëri - vlera që ne i vlerësojmë fuqishëm. Ky kampionat është një manifestim i mirëfilltë i frymës rinore, këmbënguljes dhe të ardhmes së ndritur të këtij sporti fisnik", theksoi ministri.

 

Ministri Toshkovski informoi se u nënshkrua një Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme, Federatës Evropiane të Xhudos dhe Federatës Kombëtare të Xhudos së Maqedonisë.

 

"Qëllimi është bashkëpunimi në projekte për promovimin e xhudos në Maqedoni, me fokus të veçantë në edukimin e nëpunësve policorë në fushën e sportit të xhudos dhe vetëmbrojtjes. Janë planifikuar programe për trajnim fizik të bazuara në xhudo për nëpunësit policorë për të përmirësuar vetëmbrojtjen, teknikat për kufizimin e lëvizjes dhe përgatijen e përgjithshme fizike dhe bashkëpunimin në shumë aktivitete të tjera që promovojnë sportin, disiplinën dhe jetesën e shëndetshme të të rinjve", theksoi ministri Toshkovski.

 

Ministri Toshkovski pjesëmarrësve të kampionatit u dëshiroi që të fitojë fryma sportive e të rinjve .

Accessibility Menu