Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ndalim i plotë i lëvizjes në pyje nga 01.07.2025 deri më 31.08.2025

Ndalim i plotë i lëvizjes në pyje nga 01.07.2025 deri më 31.08.2025

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se sipas udhëzimeve të Qeverisë me kërkesë të përdoruesve të pyjeve - NP "Pyjet Kombëtare" dhe Parqet Kombëtare që menaxhojnë zonat e mbrojtura, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dha pëlqim për ndalim të plotë të lëvizjes në pyje dhe toka pyjore. Pëlqimi është dhënë në bazë të nenit 57, paragrafi 3 të Ligjit për pyjet, për shkak të rrezikut të shtuar dhe parandalimit të dukurisë së zjarreve pyjore në ambientet e hapura.

 

Ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje fillon më 01.07.2025 dhe do të zgjasë deri më 31.08.2025. Lëvizja në pyje do të lejohet vetëm me një miratim me shkrim të lëshuar nga filialat e NP "Pyjet Kombëtare" dhe Parqet Kombëtare, përkatësisht për zonën që menaxhojnë.

 

Për mosrespektimin e këtij ndalimi të plotë të lëvizjes në pyje dhe në toka pyjore, personat fizikë që do të hasen duke lëvizur në pyje dhe në toka pyjore, në përputhje me nenin 106 të Ligjit për pyjet, do të gjobiten prej 1.500 deri në 2.000 euro në kundërvlerë denari.

Accessibility Menu