Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzim penal kundër personit juridik dhe drejtuesit, kanë punuar në kundërshtim me Ligjin për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotrope

Kallëzim penal kundër personit juridik dhe drejtuesit, kanë punuar në kundërshtim me Ligjin për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotrope

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Sveti Nikollë ngriti kallëzim penal kundër personit juridik nga Sveti Nikolla dhe kundër G.L. nga Sveti Nikolla - person përgjegjës në personin juridik, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer vepra penale sipas nenit 95-5 paragrafi 1. dhe nenit 95-6 c të të Ligjit për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotrope.

Gjatë kontrollit në personin juridik në muajin shkurt të vitit 2025 në bashkëveprim me nëpunësit policorë të NJPB Sveti Nikollë, Njësia për Tregti të Palejuar të Drogave, Armëve dhe Lëndëve të Rrezkishme - Shkup dhe Ministria e Shëndetësisë, u vërtetua se në sef-dhomën në objekt për ruajtjen e drogave narkotike u konstatua tepricë e lules së tharë të kanabisit të paregjistruar të prodhuar në sasinë prej 56 kilogramë.

Gjithashtu, në qese pranë sef-dhomës për ruajtjen e produktit të gatshëm u gjet marihuanë, ndërsa në njërën nga sallat u gjet lule e thatë e djegur pjesërisht me masë neto prej 254 gramë, të cilat nuk ishin paraqitur. Personi përgjegjës në personin juridik ishte i detyruar që t’i regjistronte dhe paraqiste të gjitha ndryshimet dhe shmangjet në kultivimin e kanabisit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në përputhje me Ligjin për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotrope.

Accessibility Menu