Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria shoferi nga rrethi i Negotinës, drejtoi automjetin me 2.46 promilë alkool në trup

Privohet nga liria shoferi nga rrethi i Negotinës, drejtoi automjetin me 2.46 promilë alkool në trup

Më 25.06.2025 në orën 07.20 në bul. "Marshall Tito" në Negotinë, nëpunësit policorë të NJPB Negotinë e privuan nga liria N.K. (47) nga fshati Disan i Poshtëm, rrethi i Negotinës. Gjatë kontrollit rrugor, është ndaluar automjeti i pasagjerëve "Audi" me targa regjistrimi të Vallandovës, të cilin e drejtonte, dhe pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2.46 promilë alkool në gjak.

N.K. është ndaluar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik".

Accessibility Menu