Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zëvendësministri Iseni në Forumin Ministror për Drejtësi dhe Punë të Brendshme BE–Ballkani Perëndimor, nënshkruan planin e përbashkët për luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm

Zëvendësministri Iseni në Forumin Ministror për Drejtësi dhe Punë të Brendshme BE–Ballkani Perëndimor, nënshkruan planin e përbashkët për luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm


Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, kryeson delegacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Forumin Ministror BE–Ballkani Perëndimor, që po mbahet sot dhe nesër (30–31 tetor 2025) në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë. Forumi organizohet në kuadër të presidencës daneze me Këshillin e Bashkimit Evropian, së bashku me Ministrinë e Sigurisë dhe Ministrinë e Drejtësisë të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Forumi paraqet një takim të rëndësishëm të ministrave të punëve të brendshme dhe drejtësisë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe nga presidenca aktuale dhe ajo e ardhshme e Bashkimit Evropian, komisionerët e BE-së për punë të brendshme dhe drejtësi, si dhe përfaqësues të agjencive relevante të Bashkimit Evropian.

Në ditën e parë të forumit, e cila i kushtohet çështjeve të brendshme, zëvendësministri Iseni theksoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe tregtisë së paligjshme me drogë, si dhe në forcimin e menaxhimit të migracionit, azilit dhe kontrollit kufitar, në përputhje me Planin e Veprimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Në komunikatën e përbashkët, pjesëmarrësit ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta për përmirësimin e bashkëpunimit në dimensionin online të sigurisë, duke përfshirë parandalimin e radikalizimit, financimit të terrorizmit dhe tregtisë me drogë, si dhe luftën kundër krimit të organizuar. Gjithashtu, u theksua rëndësia e harmonizimit të mëtejshëm të politikave të vizave dhe forcimit të bashkëpunimit në fushën e migracionit, azilit dhe menaxhimit kufitar.

Në margjinat e forumit, zëvendësministri Iseni nënshkroi Planin e ri të Përbashkët të Veprimit për Parandalimin dhe Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, i cili parasheh mekanizma të rinj për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile në rajon.

Accessibility Menu