Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria shoferi nga rrethi i Tetovës, ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, vijon kallëzimi

Privohet nga liria shoferi nga rrethi i Tetovës, ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, vijon kallëzimi
Me datë 29.10.2025, në orën 00:30, në rr. "Kiro Ristovski Dërnc" në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar E.N. (48) nga f. Reçicë e Madhe, rrethi i Tetovës. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan automjetin e pasagjerëve "Mitsubishi" me targa të Tetovës, të cilin ai e drejtonte, dhe pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.95 promilë alkool në gjak.
Ai po mbahet në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik".

Accessibility Menu