Me datë 30.10.2025, rreth orës 19:30, pas ndërmarrjes së masave operative, nëpunës policorë nga Njësiti për Polici Intervenuese në SPB Shkup e privuan nga liria B.R. (59) nga Shkupi. Ai, me datë 28.10.2025, rreth orës 20:30, në rr. "Pero Nakov" në Shkup, me automjet pasagjerësh ,, Fiat Seiçento'' ka goditur një të mitur 11-vjeçare nga Shkupi, e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident ka pësuar lëndime të rënda trupore e mitura, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë". Menjëherë pas pranimit të denoncimit, janë ndërmarrë masa dhe veprime përkatëse, shoferi dhe automjeti janë gjetur dhe B.R. me urdhër të prokurorit publik është ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim penal përkatës.