Më 31.10.2025 në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir privuan nga liria një 12-vjeçar banor të Manastirit. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale "vjedhje e rëndë", përkatësisht se në një parking para sallës sportive "Boro Çurlevski" në Manastir, duke përdorur forcë dhe mjete të përshtatshme, ka hyrë në autobus me targa të Shtipit, në pronësi të një kompanie private nga Shtipi, dhe ka marrë disa sende personale të nxënësve dhe mësuesve që ishin në ekskursion. Pas marrjes së masave, ai është gjetur dhe është privuar nga liria, ndërsa sendet e vjedhura u janë kthyer pronarëve.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet parashtresa përkatëse.