Më 01.11.2025 në orën 12:40 në rrugën "Vllado Maleski" në Strugë, nëpunës policorë të NJPB Strugë arrestuan B.D. (44) nga fshati Livadhi i Strugës. Ai kërkohej me urdhër gjykate për vuajtje të dënimit me burg prej një viti për kryerjen e veprës penale "dhunë" sipas nenit 386 të Kodit Penal.
Personi u dërgua në Institucionin Ndëshkues-Korrektues Burgun e Manastirit për të vuajtur dënimin.