Me datë 02.11.2025, në orën 19:10, në SPB Shkup është denoncuar se në rr. ,,Dimitrie Çupovski'' në Shkup, një automjet pasagjerësh ,,Folksvagen Tiguan'' me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.A. (33) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin M.M. (79) nga Shkupi dhe është larguar nga vendngjarja.
Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar 79-vjeçarja M.M., të konstatuara në Kompleksin e Klinikave ,,Nënë Tereza'' në Shkup. Më pas, pas masave të ndërmarra, në rrugën lokale për në Vodno të Mesme është gjetur dhe privuar nga liria shoferi A.A.. Është bërë inspektim dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.