Me datë 03.11.2025, në orën 21:00, në rrugën rajonale Tetovë - Shkup, në hyrje të f. Zhelinë, rrethina e Tetovës, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor - Tetovë i privuan nga liria B.A. (37) dhe O.J. (26), të dy nga f. Trebosh, rrethina e Tetovës. Gjatë ushtrimit të kontrollit ndaj tyre dhe mjetit motorik të pasagjerëve "Audi" me targa regjistrimi të Tetovës, të drejtuar nga B.A., janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë qese me marihuanë. Ata janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.