Sot (03.11.2025) në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria H.K. (37) nga Shkupi, për shkak rreth orës 12:30 në bul. ,,Goce Dellçev'' në Shkup me një automjet pasagjerësh "Pasat" me targa regjistrimi të Shkupit, goditi një biçikletë të drejtuar nga J.Q. (78) nga Shkupi, i cili nga lëndimet e marra ndërroi jetë në vendngjarje. Pas aksidentit, shoferi i automjetit "Pasat" braktisi automjetin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, por pas ndërmarrjes së masave nga nëpunësit policorë, ai u gjet dhe u privua nga liria, ndërsa pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.