Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aksione të përforcuara të kontrollit ndaj automjeteve transportuese dhe motorike – janë konstatuar 112 parregullsi

Aksione të përforcuara të kontrollit ndaj automjeteve transportuese dhe motorike – janë konstatuar 112 parregullsi
 
Më 30.09.2026, në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 12:00, në territorin e gjithë vendit, Sektori i Çështjeve të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme realizoi aksion të përforcuar të kontrollit drejtuar automjeteve transportuese, si dhe atyre motorike që kyçen në qarkullim nga rrugë të paasfaltuaa, nga kantierë ndërtimi dhe sipërfaqe të tjera dhe me këtë rast lënë baltë në rrugë.
Kontrollet te automjetet transportuese ishin të orientuara në konstatimin e parregullsive lidhur me mbingarkesën, ngarkesën e vendosur në mënyrë të parregullt dhe të pasiguruar, parregullsitë teknike, transportin e palejuar të personave dhe kundërvajtje të tjera.
Në kuadër të kontrollit, gjithsej janë kontrolluar 738 automjete, me ç’rast 184 automjete janë dërguar në stacion për kontroll teknik. Janë konstatuar gjithsej 112 parregullsi, nga të cilat numri më i madh në territorin e SPB Tetovë – 28, SPB Shkup – 23 dhe SPB Shtip – 20, ndërsa pjesa tjetër janë konstatuar në territoret e sektorëve të tjerë të punëve të brendshme.
Për parregullsitë e konstatuara janë ndërmarrë gjithsej 112 masa, me ç’rast 37 automjete janë mënjanuar nga qarkullimi, ndërsa për 13 raste janë paraqitur kërkesa për fillimin e procedurës kundërvajtëse. Për të gjitha kundërvajtjet e konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse dhe janë shqiptuar sanksione në përputhje me dispozitat ligjore.
Gjatë kontrollit janë konstatuar edhe 162 kundërvajtje të llojit tjetër.
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me zbatimin e kontrolleve të përforcuara në komunikacion, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion, parandalimin e parregullsive dhe respektimin konsekuent të rregullave dhe rregulloreve të komunikacionit.

Accessibility Menu